Gazetari Habjon Hasani ka ironizuar ish ministrin e Jashtëm Paskal Milo dhe qasjen e tij ndaj “Minishengenit Ballkanik” apo siç quhet tashmë “Open Balkan”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, me nota humori Hasani i kujton Milos se në kohën që ai pretendon se ka marrë propozim nga George Soros për këtë projekt, Kosova ka qenë në luftë dhe Serbia nën shënjestrën e SHBA.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Paskal Milo, ish-ministri i Jashtem i Shqiperise thote se krijimin e Mini Shengenit ne vitin 1999 ja propozoi George Soros, por shton se e refuzoi oferten e Soros.

Patjeter shoku Paskal, ne 1999 ne Kosove behej lufte dhe Serbia ishte nen goditje nga SHBA-te, Soros nuk te ka marre leje a i uruar, thjeshte te ka dhene sinjalin qe pasi te thahen plaget e luftes, perspektiva juaj do jete bashkepunimi dhe shuarja e doganave.

****

Pastaj Milo shton: Serbia eshte me e avancuar ekonomikisht dhe ne duhet ta shohim me kujdes kete marreveshje. Sipas Milos gjasat jane qe Shqiperia te sherbeje si treg konsumator i produkteve serbe.

Jalla more Paskal, po Serbia me e zhvilluar do jete, si me dogane si pa dogane.

Importues te Serbise kemi qene perhere, qe nga 1991 e ketej.

Problemi eshte se ndodhemi ne vitin 2021, ka rene muri i Berlinit, ka rene dhe Millosheviçi. Pra jemi ne rrethana te reja.

Ne lidhje me rrethanat e reja shoku Paskal nuk di te flase; dhe ska faj, sepse qe te flasesh duhet t’i kesh patur te menduara, te analizuara qe dje rrethanat e sotshme.

Ndaj dhe; i vetmi opsion i ish-ministrit te Jashtem shqiptar eshte te tregoje nai histori se si takova Filan Fistekun ne nje samit nderkombetar dhe mirupafshim”, ironizon gazetari Hasani. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re