Gazetari Bledi Mane ka deklaruar në emisonin Top Talk se në muajin shtator do të ketë një bashkëqeverisje PS-PD e kjo për hir të interesit të përbashkët për integrimin evropian.

“Do të ketë një bashkëqeverisje PS-PD në shtator. Rama është komardarja e shpëtimit të Bashës pas këtyre zgjedhjeve. Presidenti do të jetë një femër, Jozefina Topalli, në bashkëqeverisje do të ketë ministra, shpëtimi Bashës është Rama dhe opozitarët e vetëm do të jenë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Basha do të jetë kryetar i Parlamentit”m, tha Mane.

Sipas tij, skenari i bashkëqeverisjes lidhet me planin gjerman që në 2027 katër vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE.






Previous articleItalia vendos të hapë kufijtë, ja data kur mund të udhëtojmë drejt vendit fqinj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re