Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka ka bërë një analizë për 9 kushtet që Gjermania vendosi për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Shuka sqaroi se kushti më i vështirë për tu plotësuar është miratimi dhe implementimi i Reformës Zgjedhore.
“Dy kushtet e para mendohet se do të plotësohen nga fillimi i vitit
të ardhshëm, pra është një ‘Po’ e CDU/CSU-së. Megjithatë, derisa të
hapet kapitulli i parë duhen plotësuar edhe shtatë kushte të tjera. Unë
mund të them se implementimi i Reformës Zgjedhore mund të paraqesë
vështirësi më të mëdha, duke njohur dhe historinë e Shqipërisë.
Bundestagu kërkon shprehimisht bashkëpunimin e të gjitha forcave
partiake”, deklaroi Shuka, e cila shtoi se Bundestagu nuk do të ndërhyjë
më derisa të jenë plotësuar të nëntë kushtet.
“Me këtë rezolutë, Bundestagu ia kaloi kompetencat Brukselit, prandaj
them se është një ‘Po’. Pra, Bundestagu vertete do të informohel
normalisht dhe nuk ka për të ndërhyrë më deri në kapitullin e fundit të
negociatave. CDU/CSU e kanë miratuar. Një element pozitiv është se edhe
Partia e të Gjelbërve e ka miratuar këtë kërkesë”, pohoi Shuka.
Tani, do të shihet se cili do të jetë qëndrimi i shteteve të tjera
skeptike, si: Franca, Holanda apo Danimarka. Gjasat janë që edhe ato ti
bashkohen vendimit gjerman.
Këto janë 9 kushtet që Gjermania vendosi për Shqipërinë:
Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK;Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese;Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë;Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu;Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj;Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave;Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;Reforma në administratë;Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale;
