Skip to content

Gazetarja e njohur franceze viziton Shqipërinë, takon Ramën në Jug dhe pozojnë të dy me të bardha të buzëqeshur: Fliste shumë mirë frëngjisht

Një nga gazetaret e njohura të turizmit në Francë, Saliha Hadj-Djilani ka vizituar së fundmi Shqipërinë, ku është takuar dhe me kryeministrin Rama në Dhërmi, i cili i ka dhënë një intervistë nga brigjet e Jonit.

Gazetarja shprehet se intervista do të transmetohet së shpejti në podcastin e saj, teksa zbulon paraprakisht në faqen e saj në Instagram se kanë folur për jetën e kryeministrit në Paris, menaxhimin e pandemisë në Shqipëri dhe politikën e turizmit të vendit.

Në foton e postuar prej saj shihen të dy të buzëqeshur dhe të kombinuar me veshje të bardhë.

“Sapo intervistova Edi Ramën, kryeministrin shqiptar për podcastin tim! Ai flet një frëngjishte të përsosur, ju do të shihni! Ne flasim për politikën e turizmit të vendit, menaxhimin shumë të suksesshëm të Covid në Shqipëri, vitet e tij në Beaux-Arts në Paris dhe nuk do t’ju them më shumë,”-tregoi ajo.

/faxweb