Zhurmat e betoniereve janë kthyer në një shqetësim mes banorëve të Tiranës duke u kthyer në një fenomen shqetësues.

Janë të shumta rastet kur në mes të zonave të banuara eskavatorët punojnë natë e ditë për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe duke prishur qetësinë dhe duke provokuar nervat e banorëve.

Një prej tyre ka qënë dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që i është drejtuar drejt për së drejti në një status kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.

Postimi i plotë:

Kishin mbetur dhe tre pemë. E sollën në mesnatë eskavatorin.

Nesër nisin sic dinë vetëm ata. Germo e mbill beton…. !

Erjon Veliaj , ti i pari .. ! Meriton cdo natë te jetës tende nje eskavator që germon e zhurmon pafundësisht në dritaren e shtëpisë !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re