Një shkrim plot me gabime i njërës prej deputeteve ka tërhequr vëmendjen e gazetares së politikës, Esiona Konomi.

Në shkrimin e deputetes vihen re probleme të theksuara me gramatikën,
ku mungojnë shenja pikësimi por edhe gërma në fund të fjalëve.

Është pikërisht deputetja Aurora Mara ajo që ka bërë një status në
rrjetet sociale ku shkruan për mbylljen e sesionit parlamentar.

Ajo që bie në sy është mënyra se si Mara i ka shkruar shumicën e fjalëve, pa –ë, në fund.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Konomi shkruan
se deputetja ka nevojë për ndihmë, duke ripostuar kështu statusin e
deputetes Mara dhe duke i rrethuar fjalët që ka shkruar gabim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re