Gazetarja Klodiana Lala thotë se në rastin e inceneratorëve SPAK i ka dhënë cështjes një tjetër ritëm, por sipas saj ajo që ka rëndësi është që t’i kthehen shqiptarëve paratë që janë marrë në mënyrë korruptive.

E ftuar në emisionin “Open” në News24 ajo komentoi dëshminë e Erion Veliajt në SPAK, ndërsa tha se nëse kryebashkiaku do të thirret sërish, këtë herë do jetë në cilësinë e personit në hetim dhe do shoqërohet nga avokati.

Klodiana Lala: Mendoj që prokuroria i ka dhënë çështjes së inceneratorëve një ritëm tjetër. Do jetë sukses? Nuk dua të flas sepse nuk më intereson fare. Mua më intereson që prokuroria ti ktheje qytetarëve ato para që janë marrë në mënyrë korruptive.

Eni Vasili: Do të thirret sërish Veliaj, ka informacion?

Klodiana Lala: Nëse do ta çmojnë prokurorët mund edhe ta thërrasin sërish. Megjithatë Veliaj  tha se është i hapur në cilësinë e bashkëpunëtorit, jo të drejtësisë. Por nëse do të ndodhë që të rikthehet në Prokurori, Veliaj nuk do shkojë më si person në dijeni, por jam e bindur që  do shkojë si person nën hetim, do shkojë i shoqëruar me avokat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re