Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj folur sot për operacionet anti- KÇK, por është shmangur pyetjes për arrestimin e Arlin Hajrit. I ftuar sot në emisionin “Open”, Sandër Lleshaj pati debat dhe me gazetaren Anila Hoxha për veprimet e OFL.

Hoxha ka pyetur Lleshajn se, pse nuk arrestohet pronari i kompleksi ‘Golden’, Altin Hajri, por i sekuestrohet pasuria, ndërsa Lleshaj ka thënë se kjo bëhet pasi po të ndërpresësh financimet krimin nuk ka mundësi të veprojë.

Nuk është e rëndësishme të ndalohet Altin Hajri? Nuk është histori suksesi.

“Procedimi penal është një çështje e policisë. Ky ligj nuk është bërë për procedim penal. Arrestimi nuk bëhen nga ky ligj. Merremi me të dyja. Me pronën e marrë se mund ta bëjmë me atë tjetrin kur të mundemi. Qasja e re është më shumë t’i kapësh financat. Ai është çështje kohe”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re