Një gjykatë turke vendosi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të burgoset në pritje të gjykimit me akuzën për fyerje të presidentit Erdogan, sipas një ligji që të ndjek penalisht në të tillë raste.

Policia e ndaloi Kabas herët në mëngjesin e së shtunës dhe e çoi në stacionin kryesor të policisë në Stamboll, pas së cilës ajo u soll përpara një gjykate, e cila vendosi për arrestimin e saj.

Kabas e bëri fyerjen në kanalet televizive të opozitës dhe në llogarinë e saj në Tëitter, duke shkaktuar reagime nga zyrtarët e qeverisë.

“Kur ngjitet në pallat nuk bëhet mbret, por pallati bëhet hambar”, shkroi ajo.

Fahrettin Altun, shefi i komunikimit i Presidencës turke, reagoi menjëherë.

“Nderi i zyrës presidenciale është nder i shtetit tonë. Dënoj fyerjet vulgare drejtuar presidentit tonë dhe zyrës së tij”, ka shkruar Altun në Tëitter.

Abdulhamit Gul, ministri i drejtësisë i Turqisë, shkroi se Kabas do të “merrte atë që meritonte” për fjalët e saj “të padrejta”.

Por avokati i gazetares Ugur Payrat tha se do të bëjë ankim kundër vendimit “të paligjshëm”.

“Shpresojmë që Turqia së shpejti t’i kthehet sundimit të ligjit,” tha ai.

Për fyerjen e presidentit në Turqi, ligji parashikon dënim me burg nga një deri në katër vjet.

Ndërkohë, ja disa vende që ndëshkojnë për fyerjen ndaj kryeshtetarëve, ku Turqia është në fund të listës.

Të ofendosh kryeshtetarët në vende të ndryshme të botës, përbën krim, qoftë këto vende demokratike ose jo, perëndimore ose jo.

Zbuloni cilat janë këto vende me renditje nga dënimi më i ashpër tek ata që ia hedhin me pak muaj:

Tajlandë: Deri në 15 vjet burg

Monarku tajlandez konsiderohet në thelb i pagabueshëm: “Mbreti i cili ka hipur në fron duhet nderuar dhe nuk do të dhunohet ose ofendohet kurrë”, thotë kushtetuta e vendit.

Bahrein: Deri në 7 vjet burg

Nëse fyeni emirin e Bahreinit do të merrni një dënim me burg. Konsiderohet një krim, sigurisht, por nuk ka të caktuar një dënimi minimal apo maksimal. Varet nga rasti dhe mesatarja është përafërsisht shtatë vjet.

Hollanda: Deri në pesë vjet burg

Edhe Hollanda e vogël liberale ka ligje për të mbrojtur nderin e sundimtarëve të saj. Fyerja e qëllimshme ndaj monarkut mund të të sjellë deri në pesë vjet burgim, ndërsa e njëjta vepër kundër bashkëshortes së monarkut, trashëgimtarit të dukshëm, bashkëshortit/bashkëshortes së trashëgimtarit ose regjentit shkon deri në katër vjet pas hekurave.

Turqia: Deri në katër vjet burg

Kodi penal në Turqi thotë se “personi që shpif rreth presidentit të republikës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet”, me dënimin që rritet nëse vepra kryhet në publik. Kjo vlen edhe nëse presidenti ka vdekur për 75 vjet: Ekziston një ligj i posaçëm për krimet kundër babait themelues të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, i cili thotë se “Kushdo që fyen ose shan publikisht kujtesën [e tij]… do të burgoset me një dënim nga një deri në tre vjet”.

Polonia, 3 vjet

Fyerja publike ndaj presidentit polak dënohet deri në tre vjet burg. Por i njëjti paralajmërim vlen për këdo që tundohet të marrë një lëkundje tek mysafirët e huaj të Polonisë. Siç mund ta shihni, kodi penal i vendit shtrin të njëjtin privilegj për çdo kryetar shteti të huaj ndërsa ai ose ajo është në tokën polake.

Venezuela: Deri në 40 muaj burg

Sipas ligjit të Venezuelës, është krim të ofendosh, “me shkrim, fjalim apo me çdo mjet tjetër” (vallëzimi interpretues?), presidentin e zgjedhur apo në detyrë. Nëse shpalleni fajtor, do të merrni 6 deri në 40 muaj burgim. /tesheshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re