Drejtuesja australiane e kanalit kinez në gjuhën angleze “është arrestuar dhe akuzuar për zbulimin e sekreteve shtetërore” jashtë vendit, njoftoi ministria australiane e Punëve të Jashtme, gjashtë muaj pasi ajo u ndalua.

Ministrja Marise Payne tha se më 5 shkurt, autoritetet kineze e informuan atë për arrestimin e Cheng Lei, i cili është ndaluar pa ndonjë shpjegim që nga gushti.

“Autoritetet kineze kanë njoftuar se Cheng u arrestua sepse ajo dyshohet për zbulimin e sekreteve shtetërore jashtë,” tha Payne në një deklaratë.

Paraburgimi i prezantueses, e cila ka qenë duke zhvilluar biseda me drejtuesit e kompanive nga e gjithë bota për transmetimet televizive shtetërore CGTN, erdhi në një kohë të tensioneve në rritje dypalëshe midis Kinës dhe Australisë.

Marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan ndjeshëm në fillim të vitit 2020 pasi Australia filloi një hetim ndërkombëtar për origjinën e virusit të ri Corona, zbuluar në qytetin kinez të Wuhan.

Australia gjithashtu kritikon Kinën për ndikimin e saj në rritje në rajonin Azi-Paqësor dhe ndërhyrjen e pretenduar të saj në punët e brendshme australiane.

Kina ka marrë një numër masash shpaguese ekonomike ndaj më shumë se një duzine produktesh australiane, veçanërisht elb, viçi, verë dhe qymyr.

Payne tha se diplomatët australianë e kanë vizituar prezantuesen gjashtë herë që kur ajo u arrestua.

“Qeveria australiane rregullisht shpreh shqetësimin e saj të thellë në nivelin më të lartë mbi ndalimin e Cheng Lei,” theksoi ministrja.

Cheng është shtetasja e dytë e shquar australiane e ndaluar pas arrestimit të shkrimtarit Yang Hengjun në janar 2019, i dyshuar për spiunazh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re