Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” në Fax News, po flitet në lidhje me “Pushtetin dhe median”.

Gazetarja Rezarta Delisula deklaroi në studio se vitet e fundit shihet konstatohet me keqardhje se shumë drejtues të mediave janë bërë palë me pushtetin për interesa ekonomike, dhe media e ka humbur fuqinë  e saj të dikurshme.

Më tej Delisula shtoi se fuqia e medias përkundjet pushtetit sa vjen dhe janë media të rralla ato që vazhdojnë që të bëjnë misionin që ne kemi, ose të thënurit të vërtetën.

Gazetarja po ashtu ka rikujtuar edhe presidentin e ndjerë të Fax News, Z. Kasem Hysenbelli, ku tha se në një moment kritik në karrierën e saj tha se këshilla e Hysenbelliu ishte që ajo të bënte “ashtu siç është e vërteta dhe siç mendon ajo se është më e drejta.”

“Kam që nga 98 që jam në media, në median e shkruar. Kemi një lloj ndryshimi,për atë që po pëson media në fuqinë që ka kundrejt pushtetit. Dikur në vitet e arta deri në 2005-2007. Kishte shumë fuqi që një shkrim të dilte shteti ngrihej në këmbë. Sot me keqardhje konstatojmë se shumë pjesë drejtues të mediave janë bërë palë më pushtetin dhe kjo për interesa ekonomike. Që do të thotë se në momentin kur një drejtues i medias është palë me pushtetin dhe fiton diçka nga pushteti nuk ka gojë që të jetë kritik ndaj pushtetit. Fuqia e medias përkundjet pushtetit sa vjen dhe është në rënie. Kjo pikërisht për këtë, janë media të rralla ato që vazhdojnë që të bëjnë misionin që ne kemi, ose të thënurit të vërtetën. Kjo sa vjen edhe më pak e shohim në TV tona.

Ishte viti i protestave të mëdha për armët kimike dhe atë vit gazetën e drejtoja unë, dhe unë kisha shumë presion nga pronarët, njëri më thoshte po bën mirë tjetri po bën keq, derisa mora edhe paralajmërimi edhe për pushim nga puna. Ndërkohë Kasem Hysnebelliu që unë kam pas nderin të punoj me të më thirri në zyrë dhe unë i thash nuk di çfarë të bëj. Dhe më tha bëj ashtu siç është e vërteta dhe siç mendon ti se është më e drejta. Duke pasur atë në krah, se ishte administrator  unë bëra atë që mendova dhe arritëm të mposhtnim një vendim të qeverisë për të sjellë armët kimike në Shqipëri.”- tha Delisula.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re