Gazetarja Doreada Mio i ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e saj të fundit. Ajo është rikthyer sërish në bangat e shkollës, por këtë herë për një master në fushën e mjekësisë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit’, Doreada ka folur për nisjen e studimeve në Universitetin e Beogradit, duke veçuar pjesën se si ka arritur të përshtatet atje.

“Në fakt kam mbi një vit e gjysmë që jetoj midis Tiranës dhe Beogradit, por vetëm këtë vit, vendosa të ndjekë një master në Fakultetin e Mjekësisë së Beogradit për Shëndet Publik. Meqë në se unë kam mbaruar Gjuhë Letërsi, por eksperiencën time mbi 20 vjet e kam në shëndetësi. Mendova pse jo ta kompletoj dhe ta çoj përpara dijen. Edhe në Ditën e Mësuesit sot, mendoj që vetëm dija do të na shpjerë përpara. Besoj shumë te arsimi, se te dituria dhe kështu edhe unë jam studente përsëri.

Pedagogët kanë qenë shumë të mirëkuptueshëm, madje tani që më duhet të shkoj përditë t’i pyes dhe kam krijuar marrëdhënie personale, s’mund të them miqësie, por respekti dhe personale”, u shpreh ajo.

Më tej, ka folur edhe për blogun e saj me shkrime nga jeta e përditshme, me emrin “48 hijet”.

“Mua kjo më ka gëzuar kaq shumë, sepse vë re që pas çdo shkrimi, komentet e tyre ose mesazhet e tyre që më vijnë në inbox, që nuk janë aq sa të guximshme sa ta shkruajnë në komente dhe më thonë ‘sikur ta kishe’ shkruar për mua.

Në 48 vitet e mija siç e kam thënë aty të jetuara, e kam kuptuar që mbase nuk mund të kontrollojë dot çdo gjë, por i lutem Zotit të më japi forcën të përballoj ato që nuk i kontrolloj dot dhe zgjuarsinë për të gjetur ato që mund t’i kontrolloj. Në 48 vite une ndonjë ditë mund të dukem e re dhe më duken pak, por ka ditë që nuk janë pak se po afrohen në 50. Janë situata që unë ndeshem çdo ditë dhe pse jo të tjerët t’i dinë.

Ato hijet nuk janë hije, janë ngjyrat e jetës. Secila grua ka një lloj force dhe të gjithë duhet ta gjejnë brenda vetes që mos të heqin dorë”, tregoi gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re