Zëvendës editorja për politikën e gazetës suedeze “Dagens Industri”, Frida Wallnor kërkoi që qeveria suedeze t‘i japë fund embargos së armëve kundër Turqisë dhe të deklarojë se marrëveshja me deputeten e pavarur Amineh Kakabaveh e cila është një mbështetëse e organizatës terroriste PKK/YPG, nuk është më e vlefshme.

Wallnor ka shkruar një opinion lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës dhe për qëndrimin e Turqisë.

Duke vënë në dukje se Suedia ka nevojë për një qeveri të re dhe të qëndrueshme, Wallnor në opinionin e saj ka thënë se “Qeveria Social Demokrate në votimin e buxhetit javën e ardhshme duhet të deklarojë se tashmë marrëveshja me Kakabaveh nuk është më e vlefshme dhe se do të rifillojë eksportin e armëve ndaj Turqisë.

Parakushti i Partisë Social Demokrate për zgjedhjen e Magdalena Andersson si kryeministre ishte “marrëveshja” që bëri me deputeten e pavarur Amineh Kakabaveh, thotë Wallnor e cila shtoi më tej se:

“Parlamenti suedez po bëhet çdo ditë e më i turpshëm me lajmet e reja të kaosit. Për këtë arsye ndodhemi në një pozicion ku një deputete e egër e majtë ka marrë peng të gjithë procesin e NATO-s. Këtë herë, Kakabaveh kërkon që qeveria të vazhdojë embargon ‘de facto’ të armëve ndaj Turqisë si kusht që projektligji i buxhetit shtesë të kalojë në parlament. Është plotësisht një situatë e kuptueshme që presidenti Erdoğan dhe votuesit suedezë të kenë mendime lidhur me këtë qasje. Përgjegjësia për të përfunduar këtë marrëveshje bie plotësisht mbi qeverinë Social Demokrate”.

Qeveria suedeze që nga tetori 2019 zbaton embargo të armëve kundër Ankarasë për shkak se ajo kreu një operacion në rajonin nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Qeveria turke, kërkon nga Suedia heqjen e embargos së armëve që zbaton dhe t‘i japë fund mbështetjes me armë dhe pajisje që i jep PKK/PYD-së.

– Marrëveshja e nënshkruar mes Partisë Social Demokrate dhe Kakabaveh

Andersson, nga partia Social Demokrate, vitin e kaluar në Suedi u propozua për postin e kryeministres nga Stefan Löfven që la detyrën duke dhënë dorëheqje.

Për të formuar qeverinë në parlamentin me 349 deputetë, Andersson e cila kishte nevojën e 175 deputetëve mori mbështetjen e deputetes së pavarur Amineh Kakabaveh dhe me një votë diferencë ajo u zgjodh kryeministre më 24 nëntor 2021.

Në këmbim të kësaj vote mes Partisë Social Demokrate dhe Kakabaveh u nënshkrua marrëveshje për të mbështetur YPG/PKK-në.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re