Gazetarja e MCN TV, Anduena LLabani, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për dënimin e ish kryeprokurorit Adriatik LLalla me dy vite burg dhe arratisjen e tij jashtë vendit.

LLabani deklaroi se ka patur një komunikim telefonik me ish kryeprokurorin dhe se ai ka shfaqur indiferentizëm për ngjarjen dhe për komentet nga gazetarët dhe mediat.

I shkruajta sot zotit Llalla. Nuk më ka deklaruar vendin se ku është. Është treguar indiferent ndaj qëndrimeve të gazetarëve, politikanëve, medias.  Më ka deklaruar se jam indiferent dhe i kam injoruar deklaratat.

Zoti Llala nuk ka pranuar të më deklarojë vendodhjen dhe a do të jetë azilant, nuk ka pranuar të komentojë vendimin ndaj tij.

Ai ka qenë deri diku diskret në qëndrimin e tij, por ka lënë të kuptohet që beteja ligjore nuk ka përfunduar.

Nëse do të dëgjojmë për kërkesën e azilit, nuk është treguar naiv, nëse nuk ka përgatitur edhe ai dosjen e tij, tha LLabani.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re