Protestuesit pasi nuk u lejuan të mblidheshin përballë Drejtorisë së Policisë, u zhvendosën në sheshin Skënderbej, ku u sulmuan disa herë me gazlotsjellës.

Kjo ka bërë që ata të jenë shpërndarë dhe nuk dihet nëse do të ketë një rigrupim përsëri.

Forcat e policisë i ndjekin në mënyrë të vazhdueshme të gjitha lëvizjet e të rinjve, ndërkohë që kanë shoqëruar në komisariat disa prej tyre.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se është plagosur me gurë një efektiv policor, gjëndja shëndetësore e të cilit nuk bëhet me dije.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re