Maqedonia e Veriut është e gatshme të paguajë gazin rus në rubla, njoftoi sot Banka Qendrore e këtij vendi.

Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut shtoi rublën në kursin e këmbimit dhe guvernatorja Anita Angelovska Bezovska tha se Banka Qendrore kishte bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme dhe se nuk kishte më asnjë pengesë që importuesit të paguajnë gazin nga Rusia në rubla.

“Gjithçka që ishte në dorën e Bankës Qendrore si rregullore tashmë është gati. Një ndryshim është bërë muajin e fundit dhe kompanitë importuese të gazit nuk kanë asnjë pengesë për furnizimin në kohë. Transaksionet për pagesën e gazit natyror rus mund të bëhen në rubla nëse është e nevojshme,” tha Bezovska në një konferencë për shtyp.

Nafta si një alternativë

Eksportuesit më të mëdhenj të Maqedonisë, industria metalike dhe kompanitë në zonat industriale, thonë se do të duhet të ndërpresin punën nëse ndalojnë furnizimet me gaz natyror, pasi nuk kanë alternativë për momentin.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kresnik Bekteshi, tha dje se nuk ka ndërprerje në furnizimin me gaz rus për atë vend nëpërmjet Bullgarisë, por se në rast se Gazprom ndërpret furnizimin, ekziston një alternativë dhe se objektet industriale mund të përdorin naftw.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re