Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Subscribe

Deputeti i Partise Demokratike, Gazment Bardhi, është thirrur këtë të premte në SPAK si person që ka kallëzuar aferën e inceneratorëve. Për 20 minuta ai u mor në pyetje lidhur me denoncimin e bërë në emër të PD për impiantin e mbetjeve ne Elbasan.

 

GAZMENT BARDHI

DEPUTET, PD

 

Sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetime. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD dhe inkurajoj SPAK për të çuar para përgjegjësisë përgjegjësit. Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës.

 

I pyetur nga vizionplus, nëse ka depozituar prova të tjera për t’ju bashkëngjitur dosjes hetimore, Bardhi u përgjigj:

 

GAZMENT BARDHI

DEPUTET, PD

 

Kam kërkuar të merren në cilësinë e provës dhe gjetjet e komisionit hetimor për inceneratorët dhe materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Nga kryeministri Edi Rama deri te nëpunësi që kanë nënshkruar dhënien me koncesion. Sa kohë personat përgjegjës të evidentuar në kallëzim, e rëndësishme është që SPAK po heton, ka besimin tim personal dhe po e nxis ti shkojë deri në fund.

 

Sipas deputetit demokrat, SPAK duhet të kryeje hetime të thelluara, pasi sipas tij, i implikuar në skemën abuzive të inceneratorëve është edhe kryeministri Rama.

 

Kjo është dita e dytë që SPAK therretpërfaqësues të opozitës: të enjuten është pyetur po në cilësinë e kallëzuesit, ish kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo deklaroi pas deshmisë, se depozitoi edhe prova të reja për inceneratorin e Elbasanit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë