Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili deklaroi gjatë ditës së hënë se siglën e PD-së e ka konfiskuar Edi Rama.

Në një reagim, Bardhi thotë se nuk do të ketë asnjë koalicion “Shtëpia e Lirisë”, gjë që u prezantua sot nga Berisha për kandidatët fitues të primareve, por sipas Sekretarit të PD, ka shtojnë të LSI-së.

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA! Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën”, shprehet Gazment Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re