Sikurse ishte paralajmeruar Gazmend Bardhi ka mbledhur grupin parlamentar te Partise Demokratike mesditen e kesaj te hene.

 

Te pranishem ne mbledhje mesohet se jane 15 deputete.

 

Konkretisht i jane pergjigjur fteses per te qene ne mbledhje deputetet: Lefter Geshtenja, Andia Ulliri, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Oriela Nebiaj, Dashnor Sula, Helidon Bushati, Qani Xhafa, Arbi Agalliu, Dhurata Cupi, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha, Ramadan Likaj dhe Bledjon Nallbati.

 

Mungon ne mbledhje e grupit Lulzim Basha i cili gjate ketyre diteve ndodhet ne terren dhe po zhvillon takime me qytetare dhe mbeshtetes te partise demokratike.

 

Bie ne sy ne kete liste edhe mungesa e Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabakut, por edhe e Oriola Pampurit dhe Kreshnik Collakut.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re