Shkrimtari i njohur, Gazmend Kapllani e cilëson një tragjedi për vendin, situatën që po ndodh tani në Partinë Demokratike.

Pas totalitarizmit që shkatërroi çdo lloj tradite demokratike, nuk ka të keqe më të madhe për një vend shkruan Kapllani, se sa të mbetet pa opozitë.

“Ajo që po ndodh me PD-ne është më shumë komedi se sa dramë. Por komeditë në vendin tonë kanë ngaherë zakonin e keq që kthehen në tragjedi.

Dhe s’ka tragjedi me të madhe për një vend që kaloi totalitarizëm i cili shkatërroi çdo lloj tradite demokratike të mbetet pa opozitë, sidomos në një periudhe kaq të vështirë dhe me një qeverisje kaq te keqe. Trishtim”, shkruan Kapllani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re