Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Prof.Asoc, Gazmend Koduzi, nga Departamenti i Shëndetësisë pranë PD-së, ka deklaruar se sipas disa informacioneve që posedon, vaksinat kanë ardhur nga Gjermania. Më tej Koduzi shton se ato nuk kanë ardhur nga komunikimi shtet me shtet.

Gazmend Koduzi: Nuk kanë ardhur shtet më shtet.

Alban Dudushi: Çfarë nënkupton me këtë?

Gazmend Koduzi: Nuk ka ardhur shtet më shtet. Nuk e ka sjellë shteti gjerman për shtetin shqiptar.Kshu kam informacionin unë. Kaq!

Alban Dudushi: Po, si mund të vijë individualisht?

Klodiana Spahiu: Çfarë nënkuptoni ju, nuk kanë ardhur shtet më shtet? Kur kryeministri deklaron që është një vend aleat i yni.

….

Gazmend Koduzi: Kanë ardhur nga Gjermania. Nuk I ka sjellë shteti.

Alban Dudushi: Këtë informacion, e beson vetë?

Gazmend Koduzi: Personat që ma kanë thënë janë të besuar, në Shqipëri, që kanë informacion.