“Kaloi një grua” është ekspozita e fundit personale e autorit Gazmend Leka, e çelur në ambientet e Galerisë “Vilson Kilica”, në Fier. Përmes 8 tablove në vaj dhe 16 vizatimeve, autori ka himnizuar gruan.

 

Një ekspozitë e krijuar me kryefjalë nudon. Kjo ekspozitë është e para për këtë vit, që prezanton punët e piktorit Gazmend Leka, ku shfaqet imazhi i një gruaje.

 

Ekspozita, e cila ka ngjallur kureshtjen e publikut fierak, do të qëndrojë e hapur deri në datën 31 mars.

 

Vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, sot piktori Gazmend Leka konsiderohet si një ndër autorët më të çmuar të kulturës shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko