Skip to content

Gazmend Shehu arrin një tjetër sukses kombëtar

50855115 2114959608549975 5946283364049747968 n

Në fundin e muajit Janar në “Elbasan Arena” është zhvilluar nga Federata Shqiptare e Atletikës, Kampionati Individual Dimëror i Atletikës. Në këtë kampionat ka marrë pjesë edhe atleti beratas Gazmend Shehu, i përhershëm në garat e gjata të atletikës dhe maratonat atletike dhe e ka mbaruar me sukses  këtë aktivitet.

Ashtu, si edhe vet sportisti Shehu lajmëron në facebook e tij, ai e ka mbyllur garën e 3000 m i dyti por edhe i pari në kategorinë e moshës së tij.

Një tjetër arritje e rradhës për Gazmend Shehu që është kthyer në një simbol të sportit në qytetin e Beratit./Berati.TV

51243867 2114959301883339 7646735829355724800 n