Maratonisti beratas, Gazmend Shehu është Kampion Kombëtar në 5000 m për veteran dhe është shpallur në kampionatin kombëtar të atletikës zhvilluar në “Elbasan Arena’’ në fundin e muajit maj.
Ky është një sukses i madh pasi atleti Shehu nuk e mbylli dot garën në Gjysëmmaratonën e Beratit ku ai është një ndër iniciatorët më të rëndësishëm të një aktiviteti që Bashkia Berat e kthehu në traditë pas zhvillimit edhe të edicionit të 6të.
Fitorja ashtu, si njofton vet Gazmend Shehu në rrjetet sociale është arritur me kohën 19’ 54’’ 38 dhe ky pozicionim, si i pari i jep atij mundësinë të përfaqësoj Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Atletikës për Veteranë në këtë disiplinë.
Ai po ashtu e quan ecurinë e garës në Berat, si një betejë të humbur dhe këtë titull, si një luftë të fituar./Berati.TV
