Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka akuzuar ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, se votat në Dibër i kanë blerë nëpërmjet ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberit dhe ish-drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi, i cili është kandidat për në burg.

Replika e Bardhit, erdhi pasi Balluku po i drejtohej deputetes, Dhurata ÇUPI  duke i thënë “se sa e vlerësojnë dibranët punët e PS, shihet në votat e vitit 2023”.

Balluku: Dibranët po kthehen. Ata që ikën në kohën tuaj, tani po kthen. Po kthehen për të kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në agroturizëm.

Nëse Dibranët na e njohin punën apo jo, duket qartë nga votat e 2023.

Bardhi: Unë nuk di që sot në rend dite ne të kemi zgjedhjet e Dibrës, së nëse kemi ato, dua t’i kujtoj ministres që krahun e majt e ka në burg, Ervis Berberin, i cili blente vota derë më derë. Krahun e djathë drejtorin e Tatimeve (Ceno Klosin) e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që gjithashtu blinte votat e dibranëve. Lini këto diskutime dhe përqendrohemi te rendi i ditës. Se për zgjedhje e vota kalojmë te ato lekët që nga buxheti i  shtetit kalonin te Evis Berberi dhe nga Berberi te njerëzit e varfër.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re