Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thote se demokratet po terrorizohen nga policia.  Në një deklaratë për mediat Bardhi u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyren e cdo deputeti ne seline e PD.

“Pse po ndalohen anëtarët e këshillit kombëtar, pse po ndalohen anëtarët e grup seksioneve në oborrin e PD. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë regjistrimi më pas në një procedurë të kontrollit fizik dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i cdo zyre

Janë kontrolluar edhe zyrat e deputeteve, që me ligj nuk lejohet , por ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar të kontrollojnë zyrat pa autorizim nga Kuvendi.

Çfarë krimi kanë bërë anëtarët e këshillit kombëtar që janë shoqërua në polici? A kam unë të drejtë të marr informacion pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës.

Pas terrorit të Berishës, sot demokratët duhet të kalojnë edhe terrorin e Ramës”, thote Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re