Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka folur për debatin brenda Partisë Demokratike se kush është kreu i Grupit parlamentar, pasi Lulzim Basha i mori postin Gazment Bardhit dhe ia delegoi funksionin Flutura Açkës.

Deputeti Salianji, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, deklaroi se kreu i grupit është Bardhi, ndërsa Açka është kryetare e Komisionit të Medias.

“Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD”, u shpreh ligjvënësi demokrat.

Pyetjes nëse njeh Berishën si kreun e Partisë, ai iu përgjigj se “është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar”.

Ervin Salianji: Nuk jemi të deputetë as të Sali Berishës as të Gazment Bardhit, por të Partisë Demokartike. Jemi në një tryezë për të koordinuar aksionin opozitar. E bëj këtë përcaktim për të treguar që jam me demokratët.

Në kushtet kur në Kukës formacionet qeveritare janë bashkë. Nëse do të ishte kandidati i nxjerrë nga formacioni ndihmës qeveritar i Basha, do të ishte e përçarë. Fakti që kalkuluam që Basha dhe Rama duhet të jenë bashkë, ata po kandidojnë bashkë. Vetë Basha sot është qartësisht një formacion ndihmës qeveritar sa ruhet nga shteti dhe qeveria.

Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD.

Do ta depozitojmë nesër edhe në mënyrë të shkruar, që kreu i grupit parlamentar i PD, është Bardhi. A e njohim Berishën si kreun e PD? Unë njoh që Berisha është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar.”

Deputeti Salianji theksoi se Lulzim Basha mund të krijojë një grup të ri parlamentar me 7 ligjvënës dhe me një emër tjetër.

Ervin Salianji: “Ka disa gjëra që edhe logjika nuk i mban dot. Nëse krijon një grup të ri parlamentar me 7 deputetë, me një emër tjetër, atëherë është në rregull. Nuk e kam me zonjën Açka sepse kam respekt, por e kam me Bashën që krijon këto letra”, u përgjigj Salianji.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re