Skip to content

Gazment Bardhi i lexoi emrin gabim, reagon delegati i PD-së Spiro Vaso: Është një abuzim! Kuvendi i vetëm është më 11 dhjetor.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ditën e sotme lexoi emrat e delegatëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, por mes tyre janë përmendur Alban Daci dhe Spiro Vaso. Ky i fudnit bëri një reagim në rrjetet sociale duke përgënjeshtruar Bardhin.

“Sapo dëgjova nga mediat qe Gazmend Bardhi lexoj emrin im si firmetar per Kuvendin e dates 18 Dhjetor eshte nje abuzim pasi une kam firmosur vetem per Kuvendin11 Dhjetorin. Kuvendi i vetem Legjitim i PD. Neser ju ftoj te gjitheve ne Kuvendin e Demokrateve”, shkruan Spiro Vaso.

Pasi mori informacion nga stafi, Gazment Bardhi reagoi LIVE duke kërkuar falje për leximin gabimisht të emrave:

“Më vjen informacioni tani që Alban Daci dhe Spiro Vasao nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor. Është gabimi im, i kam lexuar gabim. Një pjesë të formularëve ndodhen në zyrën time, kush dëshiron ia u bëj transparente”, tha Bardhi.

Gazetari: “Kam konfirmimin se Xhuljan Guce nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen ne Kuvendin e 18 dhjetorit, kurse ju e lexuat emrin e tij këtu”.

“Xhuljan Guce e mbaj mend shumë mirë ai ka firmosur dhe formularin e tij e kam tek zyra për pak minuta ju sjell që ta bëni transparencë për publikun”, u përgjigj Bardhi. Ky është formulari që ka firmosur Xhuljan Guce:

/faxweb