Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës, ku do të pyetet në lidhje me protestën e datës 8 Janar, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha nuk pranoi që të bënte asnjë koment për mediat, teksa iu drejtua derës së prokurorisë.

Më herët mbërriti në prokurorinë e Tiranës edhe sekretari i PD-së Gazment Bardhi, i cili qëndro prej më shumë se 2 orësh e 40 minuta në organin e akuzës.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, edhe ish kryeministri Sali Berisha u mor në pyetje për rreth 3 orë lidhur me protestën e dhunshme.

Pas marrjes në pyetje, Berisha në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj Bashës se mbështetës të tij ishin të armatosur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re