Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali berisha, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend.

Me anë të një reagimi në Twitter, Bardhi shkruan se Berisha para se të lëshoja akuza më parë duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut për ngushëllim, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.

Reagim i Gazment Bardhit ndaj akuzave të Sali Berishës sot në Kuvend:

“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re