Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi se ai ka risjellë votën e lirë në parti, dhe nuk mohoi mundësinë e kandidimit të Gazment Bardhit në zgjedhjet e ardhshme të 2025 për të qenë në garën për kryeministër.

I pyetur për hipotezat, se përse Bardhi dhe Berisha tanimë janë bashkë në një tryezë, Berisha tha se nuk do të frenojë asnjeri të marrë pjesë në garën e hapur.

“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha, kurrë nuk do të frenojë njeri, as Bardhin dhe cilido tjetër të marrë pjesë në çdo garë të hapur në PD. Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Sali Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë. Cilido eksponentë i Partisë Demokratike ka të drejtë të votohet për çdo post në Partinë Demokratike, i cili votohet. Ka një ndryshim si dita me natën midis PD sot dhe PS-së, ku nuk votohet asnjë zyrtar, ku nuk votohet asnjë, ku vetëm komunikohet. As në Partinë e Punës së Shqipërisë nuk ka ndodhur kjo. Edi Rama ka përjashtuar totalisht votën nga partia e tij.”

Berisha u ndal edhe tek emri i kreu të Grupit të Parlamentar, të cilin sipas tij do ta zgjedhë grupi i deputetëve që ishin në tryezën e opozitës, ku mund të shtohen dhe të tjerë.

“Ky grup deputetësh, bashkë me deputetët të tjerë, do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkaur parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi, Gazment Bardhi apo këdo që mund të votojnë deputetët.”

GARA PER KRYEMINISTRIN E RI

Më tej Berisha gjatë konferencës për gazetarët u shpreh se ai nuk do të jetë automatikisht kryeministri i ardhshëm në rast se PD e Rithemelimit do fitojë zgjedhjet e 2025.

Ai tha se do ketë një garë të dytë për postin e kreut të ri të qeverisë, teksa tha se ai është i vetmir kryetar partie ne Europë që do e realizojë një gjë të tillë.

“E zgjidh çdo gjë vota. Unë jam i vetmi kryetar paritë në Evropë dhe ne botë, që kam deklaruar se pas fitores në zgjedhje nuk do të thotë automatikisht kryeministër. Do të thotë një garë e dytë e kandidatëve të tjerë për kryeministër, nga ekipi”, tha Berisha.

Pse nuk ndodh para zgjedhjeve?

Më mire pas zgjedhjeve, se para zgjedhjeve të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të këtë njerëz që mund të thonë, doktori e solli deri këtu dhe kërkojnë ndryshim. Dhe ja jap të drejtën për ndryshim.

Gazetarja: Do ta bësh si Basha pastaj, do ta delegosh tek një tjetër.

Berisha: A jo, po krahason të pakrahasueshmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re