Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi i është drejtuar Felajt duke i thënë se sa herë që ajo drejton seancën plenare, krijohen tensione të panevojshme, që sipas tij, nuk ndodhin kur seanca drejtohet nga kryetarja.

Ai shtoi se me këto veprime, Felaj kërkon të tregojë sesa pushtet dhe forcë ka maxhoranca, por shtoi se kjo gjë nuk i intereson deputetëve të opozitës.

“Është e vërtetë është që procedura parlamentare është siç e thoni, por është e vërtetë që edhe deputetët ishin të pranishëm. Nuk është shkelje e rregullores që dy kolegët bëjnë prezantimin e pyetjeve. Sa herë që ju drejtoni seancën ndodhin këto skena. Nuk ndodhin kur e drejton kryetarja. Sa herë drejtoni seancën krijoni tension të panevojshëm. Kujt i shërben kjo? Kjo i shërben vetëm për të na treguar sa pushtet dhe forcë keni ju, por kjo nuk ka intereson”, është shprehur Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re