Sulmet e Partisë Demokratike ndaj kryeministrit Edi Rama vijuan edhe këtë të shtunë. Numri dy i selisë blu, Gazment Bardhi akuzoi Ramën se po gënjen qytetarët për pagat e luftës. Sipas tij, premtimi i kryeministrit ishte që ata do t’i merrnin deri në fund të marsit, por nuk kanë marrë asgjë.

 

“E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.”

 

Bardhi shtoi se Rama po lë jashtë paketës së ndihmës mijëra binzese dhe qindra qytetarë në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re