Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi I është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e informalitetit në Sarandë.

 

Në një postim në “Facebook”, Bardhi shprehet se shqipëri ka nevojë që të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki e qeveri.

 

Sipas Bardhit, qeveria nuk po e lë biznesin e qytetarët që të marrin frymë pasi po pengon turizmin e po zbraz vendin.

 

“Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik. As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re