Kreu i Grupi të PD-së, Gazment Bardhi ka rikthyer në grupin parlamentar rreth 1 vit e gjysmë pas përjashtimit, nënkryetarin e Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin.

Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, ai informon kryeparlamentaren Lindita Nikolla se është revokuar vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ky vendim është marr në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 të grupit parlamentar.

Oerd Bylykbashi, u përjashtu nga grupi së bashku me Tritan Shehun, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn me vendim të Enkeled Alibeajt.

Vendimi i 15 janarit 2022

Përjashtimi nga grupi i PD-së i katër deputetëve erdhi për shkak të mos distancimit nga dhuna e ndodhur në selinë blu më 8 janar të vitit të kaluar është motivacioni i përjashtimit të deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Përmes një njoftimi zyra e shtypit e grupit të drejtuar nga Alibeaj ka njoftuar se hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre pas vendimit të një viti më parë. Në njoftim sqarohet se Kuvendi i Shqipërisë është njoftuar zyrtarisht që katër ligjvënësit demokratë të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nuk janë më pjesë e grupit të PD duke filluar nga data 11 janari 2023.

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në njoftimi e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e grupit parlamentar të Alibeajt.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re