Kuvendi i Shqipërisë, në një e-mail zyrtar, ka thirrur Gazment Bardhin për të qenë i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve ku do të marrin pjesë kryeparlamentarja, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Ndërkohë kreu i PD-së, Lulzim Basha në seanën e fundit parlamentare njoftoi Kuvendin se me ndryshimet në strukturat e kësaj force politike kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.

Por nëse Kuvendi do njihte Flutura Açkën si kreun e Grupit, kjo do të nënkuptonte që Gazment Bardhi s’duhet të ishte pjesë e mbledhjes pasi në Kuvend do kishte vetëm funksionin e deputetit të PD-së.

Ndërkohë pjesë e mbledhjes është edhe Flutura Acka dhe kjo për shkak se është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të zhvillohet ditën e sotme, 20 shtator, në orën 14:30.

Në mbledhje do të diskutohet: 

1. Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 shtator – 13 tetor 2023. –

2. Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentarë për Reformën Zgjedhore, për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

3. Raportimi periodik mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për Zbatimin e Rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2022, periudha 1 Janar

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re