Ish-zëvendëskryeministri Gazment Oketa është shprehur se sistemi elektoral aktual në Shqipëri ka problematika të shumta dhe duhet ndryshuar.

rstjkk

Komentet Oketa i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se vendi nuk ka nevojë për këtë stabilitet fallco politik, ku sipas tij janë investuar edhe vendet e BE-së.

Ai foli edhe për shitblerjen e votës, ku sipas tij, veç qytetarëve që shiten me 50 euro, ka edhe politikanë apo njerëz mediatik që shiten me vila dhe më shumë para.

Ai tha se kjo është e njëjta gjë, por vetëm se një pjesë e atyre që shiten e kanë “çmimin” më të lartë.

“Me sistemin aktual ju e përmendët që 44 mijë votat e PAA-së mund të zeroheshin dhe të mos kishin asnjë përfaqësues në Kuvend. LSI me 120 mijë vota arriti të kishte 4 përfaqësues në Parlament, ndërsa PSD me 30 mijë vota kishte 3 përfaqësues.

Në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale dhe hajde bëjmë një ligj për t’i larguar ata. Fakti ka treguar që Shqipëria nuk ka nevojë për këtë stabilitet fallco politik. Në këtë stabilitet që janë investuar edhe vendet e BE-së.

Unë shpesh herë në takime edhe me drejtues të niveleve të larta, kam bërë drejtpërdrejtë pyetjen. Sistem perfekt nuk ka. Por sistemi aktual që kemi nxjerr 2 milionë votues për të zgjedhur vetëm 10 të përfaqësueve në Kuvend. Është renditja paradoksale, që një individ theu herësin dhe nxori nga lista një deputet…

Me të drejtë, edhe kjo lloj loje politike e tillë, politika nuk duhet të ketë këtë lloj morali. Dikush më tha që pse 50 euro të këtij qytetari që shitet na bëjnë përshtypje, kur një pjesë tjetër, përfshi edhe politikanë shiten me vila. Pra ai i shkreti aq e ka”, u shpreh Oketa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re