Eksporti i gazit natyror i gjigantit rus të energjisë “Gazprom” ka rënë me 28,5 për qind nga 1 janari deri më 15 mars krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gazpromi” bën të ditur në një deklaratë, se prodhimi i gazit natyror të kompanisë në 2,5 muajt e parë të vitit ka mbetur i pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa eksportet e saj kanë pasur trend rënie.

Sipas të dhënave paraprake, prodhimi i gazit natyror të kompanisë është 111,5 miliardë metra kub.

Në periudhën e përmendur, eksportet e gazit natyror të kompanisë në vendet jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) kanë rënë me 28,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 30,7 miliardë metra kub.

Në 2,5 muaj të këtij viti eksporti i gazit rus në Turqi është rritur me 21,1 për qind, në Itali 51,7 për qind, në Poloni 71,8 për qind, në Kroaci 110,9 për qind dhe në Greqi 34 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkalla e shfrytëzimit të objekteve nëntokësore të depozitimit të gazit natyror në Evropë është në nivelin 26,2 për qind, sipas të njëjtës deklaratë.

CIS është një organizatë mbikombëtare e përbërë aktualisht nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Moldavia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re