Dy medalje të arta sot për Shqipëri në kampionatin Ballkanik për Atletikë në salla të mbyllura. Pikërisht në ditën e Pavarsisë së Kosovës janë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj që nderojnë Shqipërinë me dy medalje në Stamboll.

Luiza Gega ia del të fitoj medaljen e artë në garën e  3000 m për femra me kohën 9 minuta e 6 sekonda.

Në krahun tjetër atleti shkodran Smajlaj pas titullit kampion Europe në Beograd ngre sërish flamurin shqiptar në Stamboll.  Ai fiton garën në kërcim se gjati duke kërcyer 7.80 m.

Këta janë dy atletët tanë më të mirë që sot e kanë ngritur dy herë lart flamurin tonë dhe kanë bërë të dëgjohet dy herë Himni Kombëtar në ditën e pavarësimit të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re