Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime edhe për tendera të tjerë që ka bërë Radio Televizioni Shqiptar, gjatë kohës kur është drejtuar nga Thoma Gellçi.

Burime jo zyrtare nga Prokuroria e Posaçme i thanë Fax neës , se urdhërimi i arrestimit të ish drejtorit të RTSH-së është bër pasi ka pas indicie se ai mund të largohej nga vendi ynë.

Nuk dihet nëse Gellçi kish nuhatur se ishte vënë nën hetim nga SPAK, e për këtë shkak edhe do largohej Shqipëria, por, ajo që mësohet nga grupi hetimor, është që prej kohësh po me vendim gjykate për shkak të hetimeve që po kryheshin ndaj tij prej disa muajish Thoma Gëllçi po përgjohej nga SPAK.

Pas marrjes së indicieve për largimin nga Shqipëria, menjëherë struktura e posaçme është vënë në lëvizje dhe ka urdhëruar arrestimin e ish drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar.

Mësohet se ai është arrestuar në Kolonjë, ndërsa tre ish vartësit e tij që kanë marrë pjesë në tenderin abuziv prej 870 milion lekësh janë arrestuar në kryeqytet. Në momentin e ndalimit Gëllci ka qenë në banesën e prindërve të tij në Kolonjë.

Fax News mëson se hetimet janë në vijim edhe për një tender tjetër, të bërë në kohën kur Gellci ishte drejtor i instucionit. Sipas informacioneve, bëhet fjale për një tender që kap vlerën e 1 milion eurove.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re