Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i arrestuar për abuzimin me tenderin për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ka paditur RTSH duke e quajtur shkarkimit e tij nga detyra të padrejtë.

Padia është bërë përmes avokatit të tij Dorjan Matlia për shkak se RTSH nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra.

“Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese.

Ai mendon se është larguar padrejtësisht. Deri në këto momente gjykata duhet të vendosë ti japë pesë paga Gëllçit që në kohën kur është shkarkuar nga detyra. Përveç dëmit ekonomik ka edhe dëm moral. Deri më tani Gëlliçi kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë të reja”, tha avokati i ish drejtorit të RTSH.

Sot Gëllçi dhe ish vartësit e tij kanë dalë para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera.

Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin.

Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re