Skip to content

Genc Ruli: PD po hapet, në 2021 do marrim një nga fitoret më të mëdha elektorale

Genc Ruli pati një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD.

Procesin e ri të përzgjedhjes së kandidateve për deputet nga një komision ekspertësh, ish ministri dhe funksionari I lartë democrat e vlerëson si një politike të hapjes së PD.

Unë mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë lidershipi i PD-së, nga vetë z. Basha, që është një politikë e hapjes. Unë vetëm jam një njeri që kam pasur tre vjet më parë qëndrime mjaft kritike ndaj lidershipit dhe z. Basha, për arsye se i gjykoja ndryshe proceset se si duhej të ishin zhvilluar proceset në atë kohë dhe besoj që edhe kjo ftesë që m’u bë mua, një nga njerëzit kritikë, është pikërisht shenjë e pjekurisë dhe mendjehapjes së PD-së sot.Është një komision që vepron, së pari mbi elementet e besimit që duhet të ketë e gjithë anëtarësia, elektorati i PD-së mbi të dhe besimit reciprok që duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit.Mendoj që, po t’i shohësh janë gjenerata të ndryshme të historisë politike të PD-së, që nga ata që janë themelues, nga ata që kanë aktivizim të mëvonshëm, por deri në nivelet më të larta të Partisë apo të shtetit dhe prurje më të reja në politikë.

Ruli u shpreh i vlerësuar që ai do të japë kontribut në përzgjedhjen e një ekipi sa më cilësor kandidatësh teksa u shpreh shumë optimist se zgjedhjet e 2021 do të sjellin një nga fitoret më të mëdha elektorale të PD.

Sot, kam bindjen e plotë se me veprimtarinë e PD-së, sidomos në dy vitet e fundit unë jam plotësisht dakord me çdo aksion politik të saj dhe, për më tepër ndjehem i vlerësuar që unë mund të jap kontribut sot, në përzgjedhjet e një ekipi sa më cilësor kandidatësh, në atë që do të jetë, përplasja më e madhe elektorale, por pa dyshim një nga fitoret më të mëdha elektorale të PD-së.