Genc Sejko, aktivist i shoqërisë civile, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama.

Sejko shkruan se tashmë kryeministri e ka çmendur vendin si veten.

Statusi i plotë:

Parlamenti pa opozitë. Gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese betohen nëpër noterë. Akademia e shkencave drejtohet nga një kryetar i vetshpallur. Prokurorja e Përgjithshme meret me sondazhe që ‘tregojnë’ se sa e do populli. 61 Bashki që qeverisen pa zgjedhje. Policia e Shtetit që sillet si zyrë e armatosur përmbarimi. Nga integrimi në BE tani synojmë të bëhemi pjesë e Jugosllavisë. Stadiumin e kemi me kullë por pa tribunë.
Urime Edvin! E çmende vendin si veten

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko