General Motors është në kërkim të aprovimit nga autoritetet Amerikane të një makine plotësisht autonome e cila nuk ka timon, pedale gazi e as frenash.
Nëse kompania merr dritën jeshile, kjo makinë do të dilte në rrugë në 2019-ën thanë ekzekutivët e General Motors.
Kjo do të ishte një prej makinave të para komerciale pa kontroll manual të timonit, frenave dhe gazit.

Presidenti i GM u tha reporterëve se kishte aplikuar të Enjten pranë autoriteteve.
Kompani të tjera gjithashtu janë përpjekur të ndërtojnë dhe testojnë makina autonome. Uber Technologies, Alphabet Waymo, Ford e shumë kompani të tjera po testojnë prototipe dhe aplikacione.
Prototipët janë zhvilluar nga Cruise Automation, startupin që GM bleu për 1 miliard dollarë në 2016-ën. /PCWorld Albanian

(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re