Arjon Kuçuku, student i mjekësisë ishte i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Kuçuku foli edhe për ligjin i cili i ndalon studentët e mjekësisë që të largohen nga Shqipëria pasi mbarojnë studimet.

Kuçuku: Do të ishte e udhës që një student të largohej për një specializim dhe të kthehej. Mua më duket më e udhës kjo. Për tu theksuar është fakti që studentëtët të cilët do të donin të largoheshintë të merrnin një formim të caktuar, dhe të ktheheshin në vendin e tyre, po ndalohen sot përmes një ligji i cili është antikushtetues.

E pranishme përmes një lidhjeje në Skype ishte edhe deputetja e PS-së, Antoneta Dhima. Studenti “u përplas” me Dhimën, lidhur me ligjin, i cili është rrëzuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese më 25 janar.

Kuçuku: U kalua ligji në 4 të mëngjesit, e votuat në 4 të mëngjesit ligjin e studentëve të mjekësisë. Para se të kalonte në Parlament, ky ligj ka pasur zero diskutime me studentët e mjekësisë.

Dhima: Diskutimet…

Kuçuku: Mos më ndërprit se nuk të ndërpreva. Ka pasur zero diskutime me studentët dhe mezi janë lejuar në komisione parlamentare. Madje ka pasur komisione ku nuk janë lejuar. Është e pavërtetë që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në komisoone parlamentare apo diskutime publike mund të marrë pjesë. Nuk është e vërtetë. Ju mund të bëni propagandë dhe të thoni çfarë të doni, por un e kam provuar vetë.

Dhima: Ju keni opinionin tuaj.

Kuçuku: Nuk është opinion, është fakt.

Dhima: Edhe për ligjin tuaj jeni dëgjuar nga ministjra e Arsimit.

Kuçuku: Nuk jemi dëgjuar fare.

Dhima: Nuk mund të dëgjohen të gjithë studentët. Përfaqësia juaj ka qenë pjesë në diskutime.

Kuçuku: Cila përfaqësi, unë jam pjesë e përfaqësisë. Nuk na ka thirrur njeri./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re