Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një proces gjyqësor ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum, i cili sot (28 tetor) tha se Berisha është nën akuza të rënda nga SPAK.

Berisha tha se deputeti gjerman është një trup i institucionit që përfaqëson, ndërsa tha se deklaratat e tij janë mashtrime, duke theksuar se nuk duhet te nderhyje ne ceshtjet e brendshme te nje partie.

Sali Berisha u shpreh se Krichbaum, “po perdor lidhjet e tij me Lulzim Bashën, për të mashtruar nje popull te tere”.

Krichbaum tha se SPAK po bën punën e tij, ndërsa deklaratat për politizim e janë absurde. Sipas tij, puna e institucineve te drejtesise duhet te mbrohet dhe jo te sulmohet.

LEXO EDHE:  “Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale”- Deputeti gjerman tregon pse nuk e takoi Berishën: Është nën akuzë të fortë nga SPAK

“Është një akt i padenjë. Ky është një mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë dhe udhëtari mund të lëshojë cdo trillim.

Siguroj miqtë e mi në Bundestag, se ruaj respektin më të madhe, por  Gunther Krichbaum i ka për interesa të tij personale.

Unë deklaratën e tij të sotme, e garantoj ata, se do ti jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.

E para nuk mund të ndërhyjë në çështjen e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit. Kur ligji bazë i Gjermanisë ka një nen, nenin 46, i cili shkruan se asnjë liri, as arrestim dhe as kufizim nuk mund të ndodhë në autoritetet gjyqësore pa autorizimin e parlamentit.

I them atij, merr po deshe, provoje iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Kjo prokurori ka nisur hetimin për Berishën pa i kërkuar parlamentit asnjë leje.

Zoti Krichbaum që vjen dhe flet për ligjet naziste je një gënjeshtar. Nuk janë ligje naziste. Ato janë ligje bazë të Gjermanisë mbi të cilat vendi yt është një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Zoti Gunther Krichbaum kam filluar konsultimet me ekspertë ligjore dhe do bëj cdo përpjekje për një proces ligjor të ndershëm kundër teje, jo kundër Bundestagut, kundër teje.

Lidhjet me Bashën nuk duhet ti përdoresh për të mashtruar një popull të tërë”, tha nder te tjera Sali Berisha.

LEXO EDHE: Hetimet për Sali Berishën, deputeti gjerman: Imuniteti nuk është privilegj! SPAK po bën punën e vet. Sulmet politike, absurde

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re