Vanesa Sadikaj deklaroi në Fax News se lajmi që vëllai i saj ishte nisur për në Memaliaj ditën që mbeti i vdekur në atetntatin me tritol, ishte një gënjeshtër.

Ajo tha se i vëllai ishte nisur për tek TEG-u sepse kur udhëtonte për në Memailaj përdorte rrugën e autostradës.

“Edhe për këtë ka pasur gënjeshtra të mëdha. Vëllai im po shkonte për tek TEG-u nuk po vinte për Memaliaj. Kur vjen për Memaliaj ai përdor autostradën”– tha motra e 27 vjeçarit.

Ndërsa ditët e të fundit e të ndjerit 27 vjeçar, Vanesa Sadikaj i përshkruajti si të tepër të lumtura pa asnjë lloj shqetësimi.

“Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua”– u shpreh ajo.

Në mbyllje të intervistës për Fax News, Vanesa Sadikaj bëri thirrje ndaj autoriteteve policore që këto të fundit të zbardhin ngjarjen sa më shpejt dhe të viheshin para drejtësisë autorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re