Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi është marrë nga KQZ-ja në formë unanime, me 5 vota pro

Disa javë më parë, Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara.

Kajmaku i mohoi akuzat, deri në momentin kur u publikua një vendimi Gjykatës së Janinës, ku pushonte çështjen nga tij, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re