Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma sot ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për numrin e njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi përgjatë vitit 2019-2020 të cilat nuk përkojnë me shifrat e bëra publike nga “Monitor”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duma thotë se Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid-19 dhe u tha familjarëve që të afërmit e tyre të cilët u larguan nga kjo jetë janë thjeshtë numra.

Ish-deputetja i bën thirrje kryeministrit që të dali përpara mijëra familjeve të cilat janë në zi dhe të japë llogari

Postimi i plotë i Grida Dumës:

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!”-shkruan Duma.

Vetë Kryeministri Edi Rama theksoi se nga koronavirusi kanë humbur jetën 1296 persona, ndërkohë që në një raport ‘Monitor’ thotë se janë rreth 6 mijë vdekje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re