Mbi 400 kilogramë kokainë u kapën në Genoa, e cila ishte fshehur në një kontenier me kafe nga Brazili. Përveç drogës, në bordin e MSC Adelaide u gjet edhe një marinar i therur, 50 vjeç, shtetas i Serbisë.

Sipas mediave italiane, në bord u kapën saktësisht 445 kilogramë kokainë.

“Anija MSC Adelaide lundroi në portin e Genoa-s të dielën. Një inspektim i detajuar përcaktoi se droga ishte në një kontejner ku kishte kafe. Kishte pothuajse 450 kilogramë drogë, e cila ishte e veshur në disa thasë,” raportojnë mediat lokale.

Hetuesit arrestuan dy burra që gjetën në anije. Vlera e drogës së sekuestruar në treg do të ishte ishte 30 milionë euro.

Mediat italiane shkruajnë se pas kontrollit të anijes është gjetur trupi i një shtetasi serb.

Një marinar serb është therur, i është prerë fyti. Është urdhëruar autopsia, pas së cilës do të bëhet e ditur se si është therur”, shkruan Genoa 24.

Mediat italiane bëjnë të ditur se vdekja e serbit po hetohet dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë kryer vetëvrasje. Megjithatë, është e dyshimtë se arma nuk është gjetur pranë trupit.

“Armë, thikë apo ndoshta prerëse me të cilën i është prerë fyti marinarit nuk është gjetur dhe kolegët e tij nga anija i kanë thënë policisë se me shumë gjasa ai ka vrarë veten. Këto pretendime janë duke u hetuar tërësisht”, shkruajnë mediat.

“Hetimi i prokurorisë, i koordinuar nga zv/prokurori Federico Manoti, po vazhdon dhe aktualisht po vijojnë kërkimet për bashkëpunëtorët. Anija do të qëndrojë e ankoruar në port për disa ditë për të mundësuar një hetim”, shtuan ata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re